Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksidenti tragjik në Bullgari ishte fatal për familjen shqiptare

13:10 23/11/2021
Reading Time: 1 min lexim

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën të gjithë personat e pranishëm në të.

Ndër viktimat është dhe një familje shqiptare, ku nga kjo familje, kanë humbur jetën 4 persona, prindërit dhe 2 fëmijët binjakë, përkatësisht Avni Ahmeti, i datëlindjes 1985, Xhihan Ahmeti, i datëlindjes 1986, Alban Ahmeti, i datëlindjes 2017 dhe Luan Ahmeti i datëlindjes 2017.

Nga Bullgaria kryeministri Zoran Zaev, bëri me dije se pothuajse të gjithë personat ishin nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme, si dhe një qytetar nga presheva. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se në aksident është shuar një familje e tërë shqiptare.

Kujtojmë që tashmë është zbardhur lista e pasagjerëve që ndodheshin në autobusi i cili u përplas dhe mori flakë.

Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 7 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.  Ndërkohë pas aksidentit, autostrada e Strumës do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtimin Sofje-Balgoevgrad, në të cilin udhëtonte autobusi. Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
Ditëlindja e fundit, çifti shqiptar mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

Ditëlindja e fundit, çifti shqiptar mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English