Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aksidenti tragjik në Bullgari, i mbijetuari: Shoferin e zuri gjumi

10:17 24/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur një ditë më parë në Bullgari me pasojë vdekjen e 45 personave, mes të cilëve 12 ishin fëmijë.

Shumica e viktimave janë 25 deri në 30 vjeç. Ndërkohë 7 persona të mbijetuar janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Deri më tani shkaku i përplasjes nuk është konfirmuar, megjithatë dyshimet janë se autobusi goditi një trafik-ndarëse në autostradë dhe më pas mori flakë. Flakët nisën në pjesën e përparme të autobusit, duke u lënë kohë atyre që ishin ulur në sediljet e fundit të gjenin kohë për të shpëtuar. Në mesin e të mbijetuarve janë pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shtetas serb dhe një belg. Ata kanë pësuar djegie dhe lëndime në trup, por gjendja e tyre paraqitet stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke kanë shkruar mbi këtë ngjarje duke cituar një prej të mbijetuarve Lulzim Sulejmani, që ka treguar momentin e tmerrshëm të aksidentit. Sipas tij përplasja erdhi pasi shoferin e kishte zënë gjumi.  Ndër të tjera i mbijetuari tregon se si shpëtoi bashkë më të fejuarën e tij, duke thyer xhamin dhe duke u hedhur matanë.

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi u përplas me bordurën dhe më pas plasën gomat. Më pas ai u përfshi nga flakët. I gjithë autobusi ishte mbushur me tym. Theva xhamin dhe u hodha matanë bashkë me të fejuarën dhe disa persona të tjerë. Në autobus dëgjoheshin shumë britma. Pastaj nuk e di çfarë ndodhi pasi fillova të ec dhe u largova të paktën 200 metra nga autobusi. Unë isha katër ditë me të fejuarën time me pushime. Fëmija më i vogël mes nesh ishte 4 vjeç. Shkak i vetëm i aksidentit është përgjumja e shoferit. Po binte shi. E fejuara ime i është nënshtruar një operacioni pasi ka fraktura”, tha Lulzim Sulejmani, shqiptari nga Presheva, i cili bashkë me të fejuarën po udhëtonte nga Kumanova drejt Maqedonisë së Veriut.

Dy ditë më parë Sulejmani kishte postuar foto në rrjetet sociale bashkë me partneren e tij gjatë pushimeve në Stamboll. Zyrtarët bullgarë kanë deklaruar se do të jetë shumë e vështirë për të identifikuar shumicën e viktimave për shkak të djegies.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Para
“Kërce Visar”, babai shpëtoi 6 veta nga autobusi, por jo djalin e tij

"Kërce Visar", babai shpëtoi 6 veta nga autobusi, por jo djalin e tij

Lajmet e fundit

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English