Skip to content
Kryesore

Aksidenti në Sauk, ndërron jetë mjeku Vanion Cinari

· 1 min lexim

Mjeku Vanion Cinari, i cili u aksidentua mbrëmjen e së martës te rrethrrotullimi i Saukut, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ai u përfshi në një aksident të trefishtë dhe, për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në aksident u plagos gjithashtu një grua 32-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja shkaktoi kaos në rrugë dhe një trafik të rënduar.