Skip to content
Aktualitet

Aksidenti në Rrogozhinë, shkon në tre numri i të vdekurve, ja kush janë viktimat (video)

· 2 min lexim

Një tjetë humbje jete është shënuar nga aksidenti i sotëm në Rrogozhinë. Bëhet fjalë për drejtuesin e makinës “Benz”, Bajram Koni, i cili ka humbur betejën në spitalin e Durrësit. Gjithësej numri i viktimave ka arritur në 3 persona. 

Viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, (në foto) i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Fillimisht u raportua se aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë u mori jetën dy personave ndërkohë që la në gjendje të rëndë dy të tjerë.

Ka qënë oficer i burgjeve që ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit, i cili fillimisht është përplasur me një makinë tip ‘Benz’. Në makinën tip BENZ udhëtonin dy persona, burrë e grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë.

Oficeri i burgjeve që goditi çiftin ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që po ashtu gruaja e cila ishte në makinën që u godit prej tij dhe një mjeti tjetër më pas ka ndërruar jetë.

Siç duket dhe nga pamjet makinat pësuan dëmtime të mëdha, çka tregon për përplasjen e fortë të dy mjeteve.