Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti në Porcelan\ Gjykata merr vendimin për drejtuesit e automjeteve

· 1 min lexim

Tre ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe si pasojë humbën jetën dy persona, të cilët ndodheshin në vijat e bardha.

Erjon Balla dhe Hijadete Salliu janë dy viktimat e këtij aksidenti, që ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar.

Së fundmi, Gjykata e Tiranës ka marrë vendmin lidhur me dy shoferët, Eljon Lazri dhe Edmond Murati.

Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë, gjykata vendosi “arrest me burg me afat 30 ditor” për shtetasin Edmond Murati  dhe “arrest me burg pa afat” për shoferin e automjetit tjetër, Etjon Lazrin.

Ne mbyllje të seancës, avokati i Muratit e ka quajtur të padrejtë masën për klintin e tij.

Ai tha se tashmë nga të gjitha provat e administuara dhe pamjet filmike, duket qartë fajësia.

Në videon që u publikua, sipas pamjeve filmike në vendin e ngjarjes, rezultoi se aksidenti ishte shkaktuar nga mjeti, i drejtuar nga Lazri, që në tentativë për t’u kthyer në një rrugë dytësore, i preu rrugën automjetit ‘Volkswagen New Beatle’, i drejtuar nga Murati.