Skip to content
Të Gjitha

Viktimat e para për 2020\ Dy persona humbin jetën në një aksident

· 1 min lexim

Tiranë- Aksidenti i parë me pasojë vdekjen për 2020 është regjistruar në kryeqytet.

Dy makina janë përplasur në zonën e  quajtur ‘Xhamlliku’.

Sipas Report Tv, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, rreth 45 vjeç.

Një automjet me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M

Dy viktimat po kalonin rrugën pranë vijave të bardha ku më pas janë goditur nga njëra prej makinave të përfshira në aksident.

Identitetet e tyre nuk dihen ende.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është shpejtësia tej normave të lejuara.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M. Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.