Aksidenti i rëndë në Skrapar/ Makina bie nga Ura e Blëzeckës, 37-vjeçari i plagosur dërgohet në Tiranë (EMRI)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident tepër i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Skrapar- Prishtë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga ura në rreth 100 metra lartësi direkt në lumë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur saktësisht në Urën e Blëzeckës teksa një 37-vjeçar me emrin Alban Hasanllari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë.

Ndërkohë pas lajmërimit për rënien e një automjeti në lum nga Ura e Blëzeckës, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetohen arsyet që çuan automjetin të dalë nga rruga dhe të bjerë nga 100 metra lartësi e urës direkt e në lumë. Dyshimet paraprake janë që shkak i daljes nga ura të automjetit dhe rënies në lumë, ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit.

Shpërndaje
Share.

Komento