Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Ndërron jetë në spital 16-vjeçari, arrestohet shoferi

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Sukth të Durrësit si pasojë e të cilit ka ndërruar jetën disa orë më vonë një 16-vjeçar. Policia e Durrësit ka bërë me dije se i mituri me iniciale F.O. ndërroi jetë në spital pas disa orësh. Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj.B., 54 vjeç, banues në Durrës, u arrestua veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Durrës

Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Një tjetër aksident me pasojë vdekje ndodhi ditën e djeshme në Vorë, ku një 80-vjeçar humbu jetën pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e  mjetit duke  dolë nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen