Skip to content
Të Gjitha

Aksident tragjik në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçari

· 1 min lexim

Policia e Vlorës njofton se një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin jugor, me pasojë vdekjen e një 25-vjecari.

I riu ka humbur kontrrollin e automjetit, që është përplasur me bordurën e rrugës, duke ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.