Aksident tragjik në Lushnje, humbin jetën dy persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë humbur jetën.

Policia ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:20 në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Savër.

Dy mjete tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin. Jetë ka ndërruar drejtuesi i I. T., 64 vjeç banues në Rrapëz, Lushnje dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

I plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër të përplasur, shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje.

Informacion paraprak

Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Shpërndaje
Share.

Komento