Skip to content
Të Gjitha

Aksident tek “21 Dhjetori”/ Autobusi përplaset me makinën ku udhëtonin tre vajza (foto)

· 1 min lexim

Një autobus u përplas me një automjet të vogël ku udhëtonin tre vajza, mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si “21 dhjetori”, në kryeqytet.

Autobusi i linjës Vaqarr- Uzina Dinamo, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë.

Më tej, autobusi me pasagjerë është përplasur me një makinë, që fatmirësisht nuk u shënuan persona të lënduar, përveç dëmeve të vogla materiale.

Pas përplasjes me autobusin, makina ka goditur edhe trafikndarësen.

Ende nuk ka një njoftim nga policia për rrethanat e qarta të aksidentit.