Aksident te “Rruga e Kavajës” në Tiranë, plagosen gruaja së bashku me foshnjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Tiranë në “Rrugën e Kavajës”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar një grua me iniciale A.R. dhe foshnja e saj.

Për momentin ata ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se Mjeti me drejtuese shtetasen J.M. është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E.M.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento