Skip to content
Të Gjitha

Aksident te Kthesa e Kamzës, makina përplas 52-vjeçarin me biçikletë

· 1 min lexim

Pasditen e sotme në Tiranë ka ndodhur një aksident tek Kthesa e Kamzës.

Mësohet se rreth orës 17:25 tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin XH.K., 52 vjeç.

Ndërkohë biçiklisti 52-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, bashkë me drejtuesin e mjetit i cili ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2020, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.