Rrahën nusen se kërkoi ujë për të larë foshnjen, babë e bir lihen të lirë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të lirojë nga burgu babë e bir, të cilët tre ditë më parë dhunuan nusen e shtëpisë.

Organi i akuzës e ka lënë G.Ibrahimin në “Arrest shtëpie”, ndërsa për burrin e të dhunuarës ka vendosur “Detyrim paraqitje”, shkruan “Faxweb”.

Gjithçka nisi pasi nusja kërkoi ujë për të larë foshnjen 4 muajshe.

Fillimisht ajo i kërkoi ndihmë bashkëshortit, por ky i fundit nuk lëvizi nga vendi.

Në këtë moment mes tyre lindi një konflikt dhe vjehrri u detyrua që të marrë ujin dhe doli duke përplasur derën.

Bazuar në dëshminë e të dëmtuarës, në momentin që ajo futet në dhomë për të larë fëmijën, vjehrri mbyll derën, afrohet dhe e kap për fyti.

Më pas i merr fëmijën dhe ja jep gruas së tij dhe e përplas nusen për tokë.

Kjo e fundit  tenton të dalë tek dera e shtëpisë për të kërkuar ndihmë, por e ndalon vjehrra.

Në këtë moment, vjehrri vjen dhe e përplas sërish në tokë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, burri i saj e ngre prej flokësh dhe vjehrra fillon ta godasë me shuplaka.

“…pse nuk ma kërkove mua të mbush ujin e fëmijes…” dhe u largua me mbush ujë duke perplasur derën, ndërkohë vjehrra A. po më thoshte “…oj plehër…” ndërsa unë bëra sikur se dëgjova dhe mora vajzën dhe shkoj që ta laj ndërsa bashkëshorti H. dëgjonte dhe nuk fliste asnjë fjalë. “…në kohën që unë shkoj në dhomë me la fëmijën vjehrri mbylli derën duke më bërtit dhe u afrua për të më qëlluar, unë hapa derën dhe i thirra bashkëshortit, në këtë moment vjen bashkëshorti së bashku me vjehrrën nga kuzhina dhe vjehrri ma mori fëmijën nga dora dhe ja dha vjehrrës ndërkohë më kapi për fyti duke më thënë “…do të q… r… kam për të vrarë…. Në kohën kur vjehrri më kapi prej fyti burri më mbante prej duar nga mbrapa në këtë kohë burri më lëshon duart dhe shkon te vjehrra se fëmija po qante shumë. Në këtë moment vjerri më përplasi për tokë aty mora goditje në kokë, jam ngrit me shkuar te dera kryesore e shtëpisë me dalë me kërku ndihmë por vjehrra e mbylli derën kryesore me çelës në këtë kohë vjehrri vjen dhe më përplas sërish në dysheme, unë isha duke u ngrit dhe vjen burri im e më kap prej flokësh dhe me ngrenë në këmbë në këtë kohë vjehrra fillon dhe më godet me shuplaka dhe pikërisht në këtë moment, u kam ikur nga duart dhe jam mbyllur te dhoma e gjumit dhe kam njoftuar policinë te numri 129 dhe kam kërkuar ndihmë. Kam pritur e mbyllur në dhomë deri sa erdhi policia dhe më dha ndihmë ku së bashku me ata të tre unë erdha në polici”, u shpreh e dhunuara.

Pas ngjarjes së rëndë, e reja së bashku me foshnjen është strehuar te shtëpia e prindërve të saj.

Shpërndaje
Share.

Komento