Aksident në Rubik, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur \ Autobuzi me turista përplas një makinë
RUBIK– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik.
Një autobus ka përplasur një makinë dhe për pasojë një person ka humbur jetën.
Mësohet se autobusi një agjensie turistike u përplas me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka, i cili ka humbur jetën në vend.
Makina është përplasur me bordurat anësore të rrugës,çka ka bërë që të ndahej përgjysmë.
Po kështu janë plagosur dhe 8 pasagjerë të autobusit, të cilët janë transportuar në spital.
Mendohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i autobusit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë punën për të zbuluar shkakun e aksidentit.