Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.2 në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ku ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
I aksidentuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.