Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Pogradec, një person në gjendje të rëndë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.2 në qytetin e Pogradecit. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ku ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.