Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Konispol, një i vdekur

· 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në jug të vendit.

Raportohet se ka humbur jetën një i moshuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Konispol, ku një furgon ka dalë nga rruga, tek vendi i quajtur “Qafa e Hanit”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën pasagjeri.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.