Një aksident rrugor ka ndodhur në dalje të urës së Selenicës, në rrugën e re të Kolonjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të betonit.
Për pasojë, dy persona, një çift bashkëshortësh që ndodheshin në makinë, kanë mbetur të plagosur. Ata janë nxjerrë nga automjeti me ndihmën e ekipit mjekësor dhe janë dërguar në spitalin e Korçës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.