Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Kamëz: Dy shoferët ‘thyejnë’ karantinën e përplasen, njëri përfundon në spital

· 1 min lexim

Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar njëri prej drejtuesve të mjeteve, 30-vjeçari me iniciale B.K i cili është dërguar në spital, ku edhe po merr kujdesin mjekësor.

Ndërkohë grupi hetimor dhe Policia kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Nga ana tjetër kujtojmë se 2 të rinjtë kanë shkelur ‘shtetrrethimin’ e vendosur nga qeveria për shkak të ndalimit të përhapjes së COVID-19.

Njoftim i policisë:

Më datë 17.04.2020, rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin B.K., rreth 30 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin F.M., rreth 25 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B.K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.