Skip to content
Kryesore

Aksident në Fier, një i plagosur

· 1 min lexim

Aksident i rëndë rrugor është shënuar në Petovë, ku një motor është përplasur me një automjet.

Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motorit, i cili është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme mbi shkaqet e aksidentit apo gjendjen shëndetësore të të plagosurit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.