Skip to content
Kryesore

Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në aksin Lushjë-Fier.

Uniformat blu bëjnë me dije se rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.