Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Fier-Levan, bllokohet kalimi i makinave

· 1 min lexim

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Levan. Një autobus dhe një automjet përplasur me njëra-tjetrën dhe përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Por për shkak të aksidentit, qarkullimi i automjeteve është bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjatë në këtë aks, që gjithmonë ka fluks të lartë lëvizjeje, sidomos gjatë fundjavës.

Fier-Levan përshkruhet nga shumë pushues që synojnë plazhet e Vlorës dhe pjesës tjetër të jugut.