Një aksident ka nodhur pasditen e sotme në Dajt, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Policia njofton se rreth orës 17:10, në afërsi të hyrjes së parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit drejtuesi I mjetit ka mbetur I dëmtuar dhe gjithashtu ka pësuar dëmtime edhe pasagjerja në mjet, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në pamjet e publikuara nga Balkan Web duket makina që ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa rrotull janë mbledhur qytetarë që kanë dhënë ndihmën e parë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.