Skip to content
Aktualitet

Aksident në Dajt, makina bie nga lartësia, plagosen dy persona

· 2 min lexim

Një aksident ka nodhur pasditen e sotme në Dajt, fatmirësisht pa pasoja tragjike. Policia njofton se rreth orës 17:10, në afërsi të hyrjes së parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit drejtuesi I mjetit ka mbetur I dëmtuar dhe gjithashtu ka pësuar dëmtime edhe pasagjerja në mjet, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin  e mjekëve dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në pamjet e publikuara nga Balkan Web duket makina që ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa rrotull janë mbledhur qytetarë që kanë dhënë ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.