Aksident në Bulqizë/ Parakalimi i gabuar nxjerr makinën nga rruga, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës
Edhe një ditë tjetër nis me një aksident të rëndë dhe këtë herë ngjarja është shënuar në Bulqizë.
Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në Qafë-Buall dhe janë plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur mënjëherë drejt Tiranës.
Automjetet e përfshira në përplasje janë një kamion dhe një autovetura dhe shkak ka qenë një parakalim i gabuar i automjetit.
Nga raportimet e para, në momentin që automjeti ka parakaluar ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, mirëpo kjo mbetet për t’u parë nga ana e grupit hetimor i cili do të përcaktojë edhe shkakun përfundimtar.
Policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke inspektuar vendin për të kuptuar rrjedhën e ngjarjes.