Skip to content
Të Gjitha

Aksident në Bulqizë/ Parakalimi i gabuar nxjerr makinën nga rruga, 2 të plagosur nisen drejt Tiranës

· 1 min lexim

Edhe një ditë tjetër nis me një aksident të rëndë dhe këtë herë ngjarja është shënuar në Bulqizë.

Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur në Qafë-Buall dhe janë plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur mënjëherë drejt Tiranës.

Automjetet e përfshira në përplasje janë një kamion dhe një autovetura dhe shkak ka qenë një parakalim i  gabuar i automjetit.

Nga raportimet e para, në momentin që automjeti ka parakaluar ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, mirëpo kjo mbetet për t’u parë nga ana e grupit hetimor i cili do të përcaktojë edhe shkakun përfundimtar.

Policia tashmë ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke inspektuar vendin për të kuptuar rrjedhën e ngjarjes.