Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Shkodër-Koplik

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Shkodër-Koplik.

Një automjet ka goditur një këmbësor, i cili ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80 vjeç.

Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.