Aksident me vdekje te Ura e Shkozës në Tiranë

Sot, më 14 qershor 2024, rreth orës 08:20, ka ndodhur një aksident tragjik te rrethrrotullimi i Shkozës në Tiranë. Automjeti me targa TR 6509 H, i drejtuar nga shtetasi Gezim Marashi, ka përplasur shtetasin Vlash Sokoli, 76 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në bulevardin “Zhan D’ark”. Si pasojë e aksidentit, 76-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se Grupi Hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në njoftimin e saj, Policia deklaron: “Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë te banorët e zonës dhe përdoruesit e rrugës. Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbardhur çdo detaj të mundshëm lidhur me ngjarjen.
Lexo më tej
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…