Skip to content
Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në Elbasan (Detajet)

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen në rrugën Elbasan-Cërrik.

Sipas burimeve mësohet se ka humbur jetën një person rreth 60-65 vjeç, ende i paidentifikuar, ndërkohë autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

NJOFTIMI

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 11.01.2022, në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik, një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

 

Kujtojmë se vetëm në dy muajt e parë të këtij vitit, 40 persona humbën jetën në rrugët e vendit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku 29 persona humbën jetën në aksidente rrugore.

Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se në muajt janar-shkurt 2021 ndodhën 204 aksidente rrugore nga 199 aksidente të ndodhura në dymujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 2,5%.

Në 7 vitet e fundit në vend, 1646 persona kanë humbur jetën si pasojë e 12366 aksidenteve rrugore të ndodhura, ndërkohë që numri i të plagosurve është 14985.