Skip to content
Kryesore

Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, disa të lënduar

· 1 min lexim

Një aksident masiv ka ndodhur në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, pranë fshatit Ibë, ku katër mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar disa të plagosur.

Deri tani, nuk dihet ende shkaku i përplasjes.

Autoritetet dhe shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po kryejnë ndërhyrje për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.