Skip to content
Kryesore

Aksident i trefishte në Korçë

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur sot rreth mesditës, pranë fshatit Bulgarec, në Korçë, ku janë përfshirë tre automjete.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por ende nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar.

Policia ka nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për hetime të mëtejshme.