Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Vorë! Plagoset efektivja e policisë, dy vite më parë u përplas nga kamioni (EMRI)

· 1 min lexim

Ditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Vorë.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur teksa ka mbetur e lënduar  punonjësja e qarkullimit rrugor A.Sh., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Raportohet se policja Arta Shurbi është përplasur gjatë kohës që po patrullonte në rrugë. Ky është aksidenti i dytë që i ka ndodhur efektives së Policisë, pasi në vitin 2021 ajo është përplasur nga një kamion në zonën e mbikalimit të Kamzës nga një kamion teksa ishte në shërbim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.