Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Tiranë-Elbasan/ Ndërron jetë 17-vjeçari, plagosen tre të tjerë

· 1 min lexim

 Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Dy makina u përplasën fuqishëm pranë rrethrrotullimit të TEG.

Si pasojë e përplasjes, një 17-vjeçar me iniciale K.V., ka humbur jetën.

Ndërkohë 3 të tjerë ndodhen në spitalin e Traumës dhe po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.