Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën një grua

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Urakë të Prrenjasit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka humbur jetën një grua, identiteti i të cilës nuk është bërë me dije.

Gjithashtu raportohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Ende nuk dihen identitetet e tyre dhe shkaqet e aksidentit.