Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë/ Një person ka humbur jetën dhe dy janë plagosur

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë është shënuar pak çaste më parë në aksin Levan-Tepelenë.

Policia e Fierit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë ku mbeti i vdekur një person. Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.

Sipas burimeve të “balkanweb” si  pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento