Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në Kthesën e Viroit, dy viktima

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Kthesën e Viroit, ku një automjet është përplasur me një makinë ushtarake.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona dyshohet se kanë humbur jetën.

Një nga viktimat është identifikuar si Pano Kalanderi, tregtar nga Gjirokastra dhe biznesmen i njohur i verërave.

Njoftimi:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip “Volkswagen Cady” me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip “Mad” (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Cady”, shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.