Aksident i rëndë në Greqi, shqiptari rrotullohet në ajër dhe përfundon në breg të detit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë me pasoja në njerëz ka ndodhur në Greqi.

Viktimë ka mbetur  një 39-vjeçar shqiptar.

Ky i fundit, pasi humbi kontrollin e makinës, u përplas me murin mbrojtës, bëri disa rrotullime dhe përfundoi në bregun e detit.

Ngjarja u regjistrua në aksin që lidh Korinthin me Qiaton.

Zjarrfikëset patën vështirësi për të nxjerrë trupin e tij, për shkak se makina ishte shumë e dëmtuar.

Menjëherë trupi i shqiptarit u dërgua në morgun e Korinthit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Policia ndërkohë ka nisur punën për bardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento