Skip to content
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina përplas një grua dhe fëmijën, e mitura ndërron jetë në spital

· 2 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë gjatë pasdites së sotme rreth orës 18:20 në Qytetin e Ri. Shtetasi Z.Sh, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe dy këmbësore, një një grua dhe një vajzë10-vjeçare. Policia njofton se e mitura ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës si pasojë e dëmtimevr të marra. Ndërkohë, gruaja, shtetasja Sh.Sh është nisur me helikopter drejt Tiranës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota në të cilat ka nodhur aksidenti.

Njoftimi i policisë

Bulqizë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.