Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë qendrës tregtare QTU.
Një automjet është përplasur dhe nga pamjet e publikuara shihet që është kthyer përmbys. Kalimtarët e rastit kanë ndihmuar në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi edhe ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.
Edne nuk dihen shkaqet e ngjarjes, apo gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit. Gjithashtu nuk dihet nëse ka pasur pasagjerë brenda në makinë.