Humbi jetën ditën e djeshme në Greqi, 27-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Voula të Greqisë. Një kamion dhe një motor u përplasën me njëri-tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën një 27-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Karmanli dhe Zefyrou.

Drejtuesi i kamionit ishte ai që telefonoi menjëherë policinë pas aksidentit, ku u shpreh se i riu ishte me shpejtësi të lartë dhe nuk ka mundur dot ta shmangte atë.

Ditën e sotme janë zbardhur edhe detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e djeshme. 27-vjeçari shqiptar, i cili mbeti i pajetë po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Është bërë me dije se 27-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike quhej Sadik Lamçellari.

Viktima nuk kishte as skafandër në kokë. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të tij. Po ashtu, mësohet se 27-vjeçari ishte baba i një vajze të vogël.

Shpërndaje
Share.

Komento