Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.
Një mjet tip “Volksëagen” përplasi për vdekje një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Patokut”.
54-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima M. Mema në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.
Drejtuesi i mjetit një shtetas kosovar është shoqëruar në ambientet e policisë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.