Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, humb jetën këmbësorja

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Tiranë.

Një mjet tip “Volksëagen” përplasi për vdekje një këmbësore. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Mbikalimit të Patokut”.

54-vjeçarja ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima M. Mema në momentin e aksidentit ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Drejtuesi i mjetit një shtetas kosovar është shoqëruar në ambientet e policisë për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.