Skip to content
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Thanë

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërsa raportohet edhe për persona të plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërkohë që të plagosurit po transportohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.