Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

· 1 min lexim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot.

Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në orën 12:25 në akisn rrugor Lezhë-Milot, ku një makinë përplasi një motorçikletë.

Si pasojë e aksidentit të rëndë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:25, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, Lezhë mjeti me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.