Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë: Motori përplaset me shtyllën elektrike, i riu dërgohet me helikopter te Trauma

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Bulqizë, ku një 30-vjeçar i cili po udhëtonte nga lagjja e vjetër në lagjen e re të qytetit të Bulqizës është përplasur me një shtyllë ndriçimi.

BalkanWeb raporton se goditja ka qenë shumë e fortë duke shembur shtyllën, ndërsa mjeti motorrik është shkatërruar plotësisht.

Foto nga vendngjarja

Paraprakisht raportohet se i riu inicialet B.Ll, ka ‘fluturuar në ajër’ e më pas është përplasur me asfaltin.

I riu u dërgua menjëherë nga kalmitarë të rastit në spitalin e Bulqizës ku mori ndihmën e shpejtë, më pas u transportua në gjendje të rëndë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.