Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë! Këmbësori përplaset nga një automjet, në gjendje kritike për jetën

· 1 min lexim

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Si pasojë, këmbësori ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet në koma.

Identiteti i tij nuk është bërë me dije ende, por dyshohet se është rreth të 40-ave.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat dhe po kryen procedurat e nevojshme në lidhje me ngjarjen.