Aksident i rëndë! Doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen, humb jetën shoferi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë-Kavajë.

Shkak është bërë një parakalim i gabuar, ku si pasojë makina ka devijuar aksin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë, shtetasi O.L., drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon puna për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.”

Shpërndaje
Share.

Komento