Aksident i frikshëm në Lushnje, makina përplas motoçikletën në rrethrrotullim

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lushnje, në vendin e quajtur “Rotondo e Beratit”.

Sipas “Faxweb”, një motoçikletë është përplasur me një makinë me targa rumune.

Drejtuesi i motoçikletës ishte shtetasi Themi Ndoni, 65 vjeç.

Mësohet se ky i fundit ka marrë plagë të forta në kokë dhe ndodhet në reanimacion, në gjendje kritike për jetën.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mosrespektimi i rregullave në rrethrrotullim nga drejtuesi i motoçikletës.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Shpërndaje
Share.

Komento