Një aksident i rëndë është regjistruar pak momente më parë në aksin Krujë-Laç.
Mësohet se një makinë është përplasur me një mur anësor.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët kanë marrë dëmtime të rënda.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.
Grupi hetimor ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.